Lajmet e fundit

E mrekullueshmja Amal Clooney është bërë pjesë e mediave së fundmi, mirëpo shumë shpejt ka fituar vendin e një ikone të modës.
Që nga 2014-ta kur edhe kurorëzoi dashurinë me George Clooney, aktivistja dhe avokatja është shndërruar në inspirim për dukjet e shumë personave, veçanërisht kur vjen puna tek veshjet elegante dhe klasike.
Amal ka perfeksionuar dukjet për pune, duke menaxhuar veshje me ngjyra të ndezura dhe në trend në ambiente pune.
Megjithatë ajo duket fantastike edhe në daljet e përditshme, qofte e veshur me xhinse apo me ndonjë xhemper për ditë të ftohta.
Më poshtë ju sjellim disa nga momentet më të mira të avokates nën fokusin e kamerave.











