Mijëra persona u mblodhën për të parë dhe fotografuar aeroplanin Antonov An-255 Mriya, që u ul në Perth ditën e diele.
Ishin më shumë se 15 mijë vetë në aeroportin Drive që panë “bishën” 600-tonësh që ulej, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësja e aeroportit të Perthit, Fiona Lander, tha se “Është hera e parë që një An-225 vjen në Australi dhe njerëzit nuk e kanë humbur mundësinë për ta parë nga afër”.
Aeroplani u nis nga Praga ditën e premte dhe shkoi në Australi për të transportuar një gjenerator miniere 117-tonësh.
Këtu mund ta ndiqni videon e
aterimit. ●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.