Lajmet e fundit

Avdyl Salihu është shpallur menaxher dhe matchmaker i vitit 2021 nga Federata Profesionale e Boksit të Maqedonisë së Veriut “Pro Boxing Macedonia”.
Deri te ky sukses, Salihu ka arritur, pasi me boksierët e tij si dhe me ndërmjetësimet që ka bërë për duelet e boksit ka qenë pjesë në shumë evente të njohura si në Gjermani, Zvicër, Itali, Belgjikë, Kosovë dhe në disa vende të tjera evropiane. Ai poashtu vitin që po e lëmë pas ka arritur të jetë promotor i dy eventeve të mëdha në Kosovë.
Ndër titujt që ka ndërmjetësuar me vlera të veçanta në boksin profesionist kanë qenë ato në federatat WBC e IBF.