Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit veterinar në Ferizaj ka marrë vendim për ndalim të aktivitetit ilegal i ushtruar si treg i kafshëve në fshatin Muhoc të kësaj komune.
Arsyeja për këtë është se aty nuk është ushtruar veprimtari në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës. Kështu bëri të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes një postimi në Facebook, njofton klankosova.tv.
“Për përcaktimin e kushteve të tregjeve të kafshëve hapësira që është mbyllur si treg ka qenë hapësirë private ilegale pa leje për ushtrim të veprimtarisë", ka shkruar AUV-i.
Inspektorati i AUV-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë patrulluar sot në vendin e lartcekur ku nuk kanë lejuar ndaljen dhe qëndrimin e automjeteve transportuese të kafshëve në lokacionin në afërsi të tregut të kafshëve.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.