Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka zhvilluar kontrolle në kompleksin “Rajska Banja” në Zveçan ku ka gjetur sasi të konsiderueshme mishi që nuk përmbush kriteret për konsumim.
Lamir Thaçi nga kjo agjencia ka thënë për KlanKosova.tv se mishi ka qenë i vendosur nëpër frigoriferë në kuzhinat e kompleksit.
“Kësaj sasie të produkteve I mungonte dokumentacioni për origjinën, disa prej tyre nuk kishin etiketa të deklaraicionit mbi datat e prodhimit dhe të skadencës. Si të tilla ekipi inspektues ka vlerësuar se nuk përmbushin kriteret ligjore për konsum. Andaj me procesverbal ka vendosur se të njëjtat duhet të asgjësohen”, ka thënë Thaçi.
“Në momentin që krijohen kushtet teknike dhe logjistike inspektorati do të dalë së bashku me policinë të bëjë asgjësimin e tyre”.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.