Të enjten më 21 dhjetor me fillim nga ora 17:00, autorja Sibel Halimi, promovon librin “Shoqëri në Alarm”.
Libri i cili promovohet në kafe-librarinë Dit’ e Nat’, është një reflektim mbi zhvillime të gjithëmbarshme në shoqërinë kosovare, në gati pothuajse dy dekadat e fundit.
Është shqetësim dhe kureshtje për të mbajtur qëndrim apo regjistruar ndryshimet shoqërore, sidomos në periudhën e pasluftës, kur ngarendja për ta krijuar shtetin, la anash shumë aspekte të rëndësishme sociale, të cilat në një formë a tjetër po i hakmerren shoqërisë sonë.
Pra, një alarm se një kohë tjetër nuk ka dhe se ndodhitë brenda nesh nuk duhet t`i kundrojmë sikurse ndodhin në vende të tjera. Të guxojmë për të ndryshuar, si garanci se liria e individit është mbi të gjitha dhe se ajo nuk mund të negociohet./kosovaime.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.