Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur gjigantin e shitjes me pakicë në internet, Amazonin, me 1.1 miliardë euro, për abuzim të supozuar të dominimit të tij në treg.
Autoriteti tha në një deklaratë se Amazoni ka kërkuar që shitësit e palëve të treta të përdorin shërbimin e vet logjistik, të quajtur Fulfillment nga Amazon (FBA), duke dëmtuar ofruesit e tjerë të shërbimeve.
Amazon lidhi aksesin e FBA-së me një sërë përfitimesh ekskluzive, duke përfshirë etiketën Prime, që ndihmojnë në rritjen e shitjeve dhe shikueshmërisë në Amazon.it.
Kompania aplikoi gjithashtu kontrolle më të rrepta të cilësisë për shitësit që nuk përdornin shërbimin FBA, gjë që në disa raste çoi në bllokimin e llogarive, shtoi mbikëqyrësi.
Në një deklaratë, gjigandi i tregtisë elektronike tha se nuk pajtohej plotësisht me gjobën e rregullatorit italian dhe do të apelonte vendimin.
Amazon tha se FBA është një shërbim krejtësisht opsional dhe se shumica e shitësve të palëve të treta në Amazon nuk e përdorin atë.
Gjoba e së enjtes është një nga më të mëdhatë në Evropë kundër Amazonit.
Një gjobë e mëparshme kundër Amazonit, e vendosur gjithashtu nga Autoritetet e Italisë, ishte për shkeljen e ligjeve të BE-së përmes kufizimeve që penalizonin shitësit e produkteve të Apple dhe Beats. Mbikëqyrësi anti-trust i Italisë urdhëroi gjithashtu kompaninë Apple të paguajë 134.5 milionë euro.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.