Lajmet e fundit

Autoritetet në Moldavi kanë thënë se tre shpërthime u dëgjuan pranë kufirit të saj me Ukrainën gjatë natës.
Shpërthimet u dëgjuan nga zyrtarët në rajonin Novodnestrovsk të Ukrainës, në veri të kufirit moldav, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Mediat lokale, duke cituar forcën kufitare moldave, thanë se zyrtarët dëgjuan shpërthimet nga Ocnita, Otaci dhe Soroca - të cilat janë të gjitha afër kufirit me Ukrainën.
“Për sa i përket informacionit se raketat ruse do të kishin fluturuar mbi hapësirën ajrore të Republikës së Moldavisë mbrëmë, dëshirojmë të përmendim se të gjitha sistemet e vëzhgimit dhe monitorimit të hapësirës ajrore nuk kanë zbuluar ndonjë hyrje të paautorizuar, një aspekt i konfirmuar edhe nga autoritetet ukrainase”, thuhet në deklaratë.