Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë.
Në afërsi të fshatit Humelicë një automjet ka goditur për vdekje një grua të moshës 62-vjeçare, e cila po ecte në këtë pjesë të rrugës.
“Rreth orës 19:50 në aksin rrugor “Gjirokastër – Tepelenë”, në afërsi të fshatit Humelicë, shtetasi E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje”.
“Shtetasi E. M., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.