Një këmbësor është goditur nga një automjet sot në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor”.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, thuhet tutje në konfirmim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.