Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Pozhoran – Viti.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se një autobus ka dalë nga rruga dhe është përplasur me rrethojat e një oborri të një shtëpie.
Në vendin e ngjarjes shihet se janë policia dhe autoambulanca, teksa Klankosova.tv ka dërguar pyetje në polici dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
https://www.youtube.com/watch?v=I-Co50TFaBY
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.