Një autobus nga Kosova është sulmuar me gurë në Serbi. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:05 në rrugën Nish- Leskovc. Nga kompania " Turist Kosova e Re" thanë për Klankosova.tv se nuk ka persona të lënduar nga ky rast. Autobusi po udhëtonte në linjën Prishtinë-Zurich. Klankosova.tv ju sjell pamje nga autobusi i dëmtuar. ●●●Shpërndaje këtë artikullASHKRIMI NGAalbertEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter