Lajmet e fundit

Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të Lumit të Vërdovës, ku një autobus ka përplasur një të mitur.
Policia bën me dije se autobusi, me drejtues Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetë.
Policia atje ka bërë të ditur se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch