Lajmet e fundit

Emisioni Kiks Kosova, në Klan Kosova, në edicionin e sotëm e ka trajtuar temën e premtimeve për trajtimin dhe shërimin e autizmit - konkretisht punën e dyshimtë që konspiracionisti Arianit Sllamniku, po e proklamon nëpër rrjete sociale.
Duke u zotuar se “shëron” autizmin, Sllamniku ka hapur një zyrë konsulence në Gjilan, ku po takohet me prindër e po iu premton rezultate të cilët nuk i kanë dalë në krye as mjekësia botërore.
Autizmin i cili është çrregullim neurobiologjik dhe nuk kërkon shërim, por trajtim, Sllamniku po ngre alarm se po e “shëron” duke larguar parazitët nga trupi e truri i fëmijëve.
Përmes disa bisedave që ka siguruar KIKS Kosova, Sllamniku po u merr deri në 4 mijë euro prindërve hallexhinjë që trokasin nëpër secilën derë.
Kiks Kosova ka siguruar edhe protokolin shabllon të trajtimit që ai ua servon prindërve që paguajnë këtë shumë parash.
Ai protokol përmban emra barnash të dyshimta, të cilat kombinohen me disa minerale.
Reklamimi i rezultateve që premton konspiracionisti Sllamniku nëpër internet, ka shqetësuar një grup prindërish që ndajnë të njëjtin hall.
Përmes burimeve, KIKS Kosova ka siguruar rrëfimin e një nëne të shqetësuar që vecse kishte qenë te Sllamniku për konsultë.
Për të gjitha detajet, më poshtë mund t'i ndiqni kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova.
https://klankosova.tv/protokollet-e-qarta-ne-qkuk-sperdoren-barna-per-trajtimin-e-femijeve-autike-video/
https://klankosova.tv/e-tmerrshme-me-4-mije-e-sheron-autizmin-arianit-sllamniku-u-jep-femijeve-ilace-per-kafshe-dhe-premton-rrejshem-video/