Lajmet e fundit

Shteti austriak e ka shkatërruar një grup të dyshuar që lidhet me Shtetin Islamik (IS).
Autoritetet zhvilluan një aksion në qytetin e St.Polten, raportuan gjatë ditës së djeshme mediat austriake transmeton Klankosova.tv
Ky grup dyshohet se udhëhiqej nga një 20 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Ai është një emër i njohur për organet e drejtësisë dhe të rendit në Austri, pasi që kishte qenë në burg për pesë vjet, për mbështetjen e ISIS-it.
20-vjeçari njihet për aktivitetet mbështetëse të tij për Shtetin Islamik.
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut, kishte shkruar edhe grafite në stacionin e trenit në vitin 2023.
Rreth këtij rasti,u deklarua edhe Roland Scherer, i cili është kreu i Zyrës Shtetërore të për Sigurinë Shtetërore dhe Luftimin e Ekstremizmit, transmeton Klankosova.tv
"Si rezultat, njeriu u bë i njohur si një nxitës i mbështetjes për Shtetin Islamik,” tha ai.
Ai deklaroi se 20-vjeçari jo vetëm që kishte mbështetur aktivitetet e tilla, por që kishte rekrutuar edhe anëtarë të rinj në grup, në mesin e tyre edhe një 15-vjeçar austriak me prejardhje emigrante, shkruajnë mediat austriake transmeton Klankosova.tv
Lidhur me rastin po vazhdojnë hetimet./Klankosova.tv