Austria ia ka shënuar dy gola të shpejtë Polonisë në xhiron e dytë të grupit D në kuadër të Euro 2024.
Golin e dytë për austriakët e shënoi Baumgartner në minutën e 66-të të takimit, pas një asistimi të Prass, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa vetëm 12 minuta më vonë, Arnautoviq shënoi nga pika e bardhë, penallti kjo e fituar pas një ndërhyrjeje të portierit polak Szczesnyt.
Aktualisht, Austria është në vendin e tretë me tri pikë, aq sa kanë Franca e Holanda që janë në pozitat një dhe dy.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.