Austria planifikon ta pronësojë shtëpinë ku ka lindur Hitleri | Klan Kosova
ADArticle · Billboard Top · Desktop (970×250)970x250
ADArticle · Billboard Top · Mobile (320×100)320x100
Lajme
Austria planifikon ta pronësojë shtëpinë ku ka lindur Hitleri
Qeveria austriake thotë se ka në plan për ta konfiskuar shtëpinë ku ka lindur diktatori, Adolf Hitler.
Kjo gjë po bëhet për të parandaluar sipmatizantët nazist, transmeton Klan Kosova.
09.04.2016 · përditësuar para 3741 dite1 min lexim
Zyrtarët kanë thënë se ky vendim është marrë pas shumë viteve diskutimi se si ta parandalojnë simpatizantët e nazistëve.
Hitelri kishte lindur këtë shtëpi në qytetin austriak Braunau në prill të vitit 1889, transmeton Klan Kosova.
Prona ka qenë e dhënë me qira nga pronari i saj që prej vitit 1972, dhe për shumë vite është përdor si një qendër për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Por kjo shtëpi mbeti bosh në vitin 2011 pas një mosmarrëveshje në mes të qeverisë dhe pronarit, Gerlinde Pommer, i cili refuzonte ta jepte atë për rinovim.
Sipas zëdhënësit të ministrisë së brendshme, Karl-Heinz Grundback, plani i ri përfshinë kompensimin e shtetit për pronarin.
“Ne jemi duke e shqyrtuar për krijimin e një ligji, që do të detyrojë ndryshimin e pronësisë dhe të kalojë nën pronësinë e Republikës së Austrisë”.
“Ne kemi ardhur në përfundim se shpronësimi është e vetmja mënyrë për të shmangur përdorimin e saj për qëllime naziste”, u shpreh Grundback.
Por ai nuk tregoi se çfarë do të bëjë më pas qeveria me të.
Banorët janë shprehur se kjo pronë ka vazhduar të mbledh disa simpatizantë nazistë.
Jashtë kësaj shtëpie gjendet një gur ku janë të gdhendura këto fjalë “Kurrë më fazhizëm. Në kujtim të miliona të vdekurve”.
Por në këtë gur nuk përmendet askund emrin i diktatorit më të madh që njeh historia.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.