Austria nisi sot lehtësimin e masave të izolimit, të cilat ishin ndërmarrë kundër përhapjes së pandemisë.
Mijëra dyqane nën 400 metra katrorë u rihapën, ashtu si edhe dyqanet e pajisjeve të rënda dhe qendrat e kopshtit.
Megjithatë, distancimi fizik mbetet në fuqi, ndërsa njerëzit udhëzohen të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që ta kenë të mundur.
Autoritetet atje kanë raportuar deri më tash për 14,000 të infektuar me koronavirus dhe 368 të vdekur.
Qeveria austriake ka thënë javën e kaluar se ka arriturr ta rrafshojë kurbën e infektimeve të reja.
Lehtësimin e izolimit e ka nisur edhe Spanja, duke i lejuar disa qytetarë të kthehen në punë, ndërsa Danimarka i ka rihapur shkollat për fëmijët e vegjël.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.