Banka Qendrore e Australisë ka rritur normën e saj bazë të interesit më pak se sa pritej, duke sfiduar pritjet për veprime më agresive për të zbutur inflacionin e lartë.
Rritja e Bankës së Rezervës së Australisë (RBA) me 0.25 pikë përqindje të martën e 4 tetorit, ishte gjysma e asaj që ishte pritur në tregje, shkruan Al Jazeera, transmeton KlanKosova.tv.
Lëvizja e fundit e RBA-së e rriti normën e parave të gatshme, e cila nga ana tjetër ndikon në koston e hipotekave dhe huamarrjeve të tjera në 2.60 përqind, dhe që është më e larta që nga viti 2013.
Në një deklaratë, guvernatori i RBA, Philip Lowe tha se normat tashmë ishin rritur "në mënyrë të konsiderueshme në një periudhë të shkurtër kohore", teksa ekonomia po përballej me pasiguri.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.