Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Paris Saint-Germian dhe Bregut të Fildishtë, Serge Aurier ka marrë lëvdata pasi ia shpëtoi jetën sulmuesit të Malit, Moussa Doumbia në fundjavë.
Doumbia kishte humbur vetëdijen në një duel me Lamine Kone e Sunderlandit, ku Aurier intervenoi për ta parandaluar që lojtari i Rostov ta gëlltiste gjuhën.
Më pas menaxheri i Malit, Alain Giresse ka shtuar se kishte folur me Aurier pas ndeshjes për ta falënderuar për reagimin superior që kishte bërë.
Në këtë ndeshje ka qenë Bregu i Fildishtë që ka triumfuar 3:1 kundër Malit për kualifikimet e Kupës së Botës./Klan Kosova/