Bayern Munchen ka pësuar 1-2 në shtëpi nga Augsburgu në xhiron e 22-të të Bundesligës.
Ata madje shkuan në pushim të pjesëve me epërsi 1-0, pas golit të Hiroki Itos në minutën e 23-të.
Mirëpo, dy golat e mysafirëve, ai nga Arthur Chaves, 75’, dhe Han Massengo, 81’, siguruan përmbysjen monumentale në Allianz Arena.
Pavarësisht humbjes, Bayerni ka 50 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se vendi i dytë, Borussia Dortmund, por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.