Lajmet e fundit

Në regjistër vazhdojnë të figurojnë prona që nuk janë në pronësi të ndërmarrjes, përfshirë pesë prona të transferuara te Infrakos në vlerë 7,867,541€, 11 parcela të identifikuara për fshirje në vlerë 866,223€, si dhe prona ‘Mali i pyllëzuar’ në Podujevë në vlerë 5,000,000€”, thuhet në raportn e ZKA-s.Po ashtu, një gjetje tjetër e auditorit thotë se për ankandet për shitjen e energjisë elektrike u shfrytëzua një email adresë e pasigurt. Sistemi i përdorur nga KEK nuk ka siguri e mbrojtje kibernetike. Kësisoj sipas dokumentit, pamundëson verifikimin se kur është hapur një email me ofertë, kush e hapi dhe koha zyrtare e ankandit. Problemi tjetër është dokumentimi i vendimeve për shitjen e tepricave të energjisë në bursë e ankand. Detajet i gjeni në kronikën e mëposhtme: