30.10.2020 · përditësuar para 2080 dite1 min lexim
Më e privilegjuara e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po del të jetë Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive.
Kështu ka gjetur raporti i Auditorit të Brendshëm sa i përket stimulimeve ndaj stafit të kësaj klinike për shkak të rrezikshmërisë që kanë.
Këtë mbështetje financiare për herë të parë e kishte aprovuar Qeveria e Kosovës në vitin 2016.
Mirëpo, sipas gjetjeve të raportit të Auditorit të Brendshëm të SHSKUK-së, të cilin e ka siguruar Klan Kosova, thuhet se përkrahja e tillë financiare pas dy vjetëve nuk u aprovua nga ekzekutivi, veçse 200 mijë euro u ndanë për KKI-në për pagesa të ndërrimit të natës nga SHSKUK - shumë kjo që u miratua nga bordi i asaj kohe.
E njëjta u bë edhe në vitin 2019, kur buxheti ishte rritur në 250 mijë euro.
Shpërndarja e këtyre parave për stafin e KKI-së ishte bërë në bazë të performancës së secilit. Mirëpo, auditori ka evidentuar në raport se për katër muajt e vitit 2019 mungojnë evidencat sa i përket pagesave për ndërrim të natës dhe kujdestari.
Edhe në ato raste kur auditori ka gjetur të dhëna thekson se ka mospërputhje të tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=hFfZF1RvbGc
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.