Lajmet e fundit
Sulmuesi që po kalon formë të shkëlqyer ka thënë se është i lumtur në Bundesligë, por se një ditë do që të paraqitet në La Ligë.

Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se një ditë mund të paraqitet për ndonjë skuadër të La Ligës, por vetëm atëherë kur ai të vlerësojë që është koha e duhur për t’u larguar nga Borussia Dortmund.
Përfaqësuesi i Gabonit ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar 13 gola në 10 paraqitje në Bundesligë, duke u bërë golashënuesi më i mirë.
“Një ditë mund të luaj në ndonjë ligë tjetër. Ëndërroj që të luaj në Spanjë”.
“Pas përfundimit të kontratës synoj Spanjën. Shpresoj që kjo të realizohet. Kur? Nuk e di”.
“Shumë njerëz duan që të luajnë në Premierligë, por nënën e kam spanjolle ndaj dua që të shkoj në Spanjë”.