Lajmet e fundit
Sulmuesi i Borussia Dortmund e ka pranuar se do të donte të transferohej tek Real Madrid, por një kalim tek skuadra e Pep Guardiola është mundësi më reale

Pierre-Emerick Aubameyang ka treguar se ka zhvilluar bisedime me Manchester City gjatë verës.
Përfaqësuesi i Gabonit, që shënoi 39 gola në edicionin e shkuar, ka treguar se ka pasur interesim për të nga Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.
“Është e vërtetë, ka pasur kontakte. Babai im i ka mbajtur bisedimet me klubet, por nuk ka pasur asgjë konkrete”.
“Mendoj që ka pasur interesim edhe nga Real Madrid, por ishte më i largët”.