Lajmet e fundit

Pierre-Emerick Aubameyang ka shënuar hat-trick-un e dytë brenda javës.
Ai pas ndeshjes në Europa League ku shënoi tre gola kundër Kabala e ka vazhduar me këtë formë edhe në ligën gjermane.
Ai ka shënuar tre nga pesë golat e Dortmundit në ndeshjen kundër Augsburgut. Aubameyang e ka hapur llogarinë e golave për skuadrën e tij në minutën e 18-të, pastaj Reus ka shënuar dy herë, dhe dy të tjerët nga Peirre kanë ardhur në minutat e ’85-të dhe ’90-të, transmeton Klan Kosova.