Lajmet e fundit
Sulmuesi i Borussia Dortmund ka thënë se do të donte që të luante në La Liga, për shkak se e ëma e tij është nga atje.

Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se do që të luajë në Spanjë, pas largimit nga Borussia Dortmund.
Ylli i Gabonit kërkohet nga shumë skuadra të mëdha nga të gjitha ligat europiane.
Por ai ka thënë se do të donte që La Liga të jetë destinacioni i tij i radhës, për shkak se nëna e tij është nga Spanja.
"Ëndrra ime është që të luajë në Spanjë, për shkak se nëna ime është nga Spanja dhe unë kam disa familje atje. Kjo është një nga ëndrrat e mia. Por, për momentin jam në Gjermani".
"Unë e shikoj Premierligën për sigurt. Kam shikuar disa ndeshje Ekipet janë shumë, shumë të mirë dhe më pëlqen, sepse çdo lojë është e hapur”.