Lajmet e fundit

Borussia Dortmund e ka hequr Pierre-Emerick Aubameyag-un nga lista e skuadrës që do të luajë të premten ndaj Stuttgartit për “arsye disiplinore”.
Klubi gjerman konfirmoi lajmet përmes llogarisë së tyre zyrtare në Twitter këtë të enjte, pas raportimeve se sulmuesi nuk do të përfshihej.
“Aubameyang është hequr nga skuadra për ndeshjen e së nesërmes për arsye disiplinore”, shkruan klubi, pa ofruar ndonjë qartësim për natyrën e këtij vendimi.