Konglomerati telefonik AT &T ka rënë dakord për të blerë Time Warner për më shumë se 80 miliardë dollarë.
Këtë e ka bërë të ditur një burim derisa sipas të njëjtit, transaksioni i propozuar akoma nuk është bërë publik por mund të shpallet gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së shtunë, transmeton Klan Kosova.
Kjo mund të jetë një lëvizje që do të krijojë një frymë të re në botën e medias dhe telekomunikacionit.
Bashkimi potencial ndoshta do të përballet me shqyrtimin e rëndë nga rregullatorët qeveritarë, të cilët kanë treguar skepticizëm në lidhje me këto mega-bashkime.
AT&T, dikur i njohur jozyrtarisht si Ma Bell, është një markë e mirënjohur amerikand që përfshin një varg të emrave në fund të shekullit të 19-të, pasi Alexander Graham Bell ka shpikur telefonin.
AT & T dhe Time Warner nuk kanë komentuar asgjë pas këtij lajmi.
Lajmi i kësaj marrëveshje është raportuar më parë nga The Wall Street Journal.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.