Lajmet e fundit

Gazetaret Altiana Zogaj dhe Amantina Hasani raportuan drejtpërdrejt nga Gjilani për atmosferën në prag të procesit zgjedhor.
“Atmosferë e ngrohtë, pavarësisht temperaturave të ulëta. Edhe në kafenetë e Gjilanit po diskutohet procesi zgjedhor, të cilit do t’i nënshtrohen qytetarët. Rreth 104 mijë qytetarë do të votojnë në 37 qendra të rregullta votimi dhe 133 vendvotime”, tha Zogaj.
Ndërkaq, gazetarja Amantina Hasani informoi për numrin e votuesve në komunat e Kamenicës dhe Vitisë.
Videoja nga maratona e zgjedhjeve në Klan Kosova si në vijim: