Lajmet e fundit

Një moment tjetër i veçantë ishte për Klodin, i cili u dërgua në koncertin e Alban Skenderajt në Prishtinë, ku pati mundësinë të përjetonte atmosferën elektrizuese të një koncerti të madh.
Këngëtari e përshëndeti dhe uroi Klodin, si dhe të gjithë banorët e BBVK4, duke e bërë këtë një moment të paharrueshëm për të, dhe të tjerët.Në një tjetër debat, Labi dhe Londrimi u përplasën për veshjet.
Labi tha se feja e tij nuk e lejon të vishet si Londrimi, ndërkohë që Londrimi e akuzoi atë për homofobi. Ky debat u pasua nga një reagim të ashpër nga Bia, e cila e quajti Labin "mashtrues ordiner" dhe "burrito". Një tjetër moment i bujshëm ishte prezantimi i Dolce-s, pjesëmarrëses së përkohshme në Grande Fratello në Itali, e cila shpjegoi se mendjen e kishte në Itali, por zemrën në Kosovë. Dolce tha se nuk kishte asnjë interes për ndonjë lidhje të re brenda shtëpisë, dhe se i mungonte Edi, përcjell Klankosova.tv.Në pjesën tjetër të Prime-it, Benita dhe Alba kishin një përplasje lidhur me marrëdhënien e tyre.
Benita tha se kishte ndjerë një ndikim negativ nga Alba dhe se kishte pasur një periudhë të vështirë kur ishin shoqëruar. Ajo e akuzoi Albën për një influencë të keqe që e kishte larguar nga vetvetja, duke theksuar se kishte pasur reflektime për të mirë pas largimit nga ajo.Një histori shumë emocionale erdhi po ashtu nga Hygerta, e cila rrëfeu për bullizmin që kishte përjetuar dhe për ndikimin që ky fenomen ka pasur tek ajo dhe vajza e saj.
Ajo i bëri thirrje fëmijëve që të flasin me prindërit për çdo ndjenjë të tyre dhe të mos heshtin për asgjë. Po ashtu, Labi ndau një histori të ngjashme, duke folur për përjetimet e tij dhe vështirësitë që ka pasur për shkak të ngjyrës së lëkurës. Prime mbaron me darkën e të nominuarve, për të përmbyllur një natë të rrëmbyeshme disa orësh para ekranit. Por, ju vazhdoni të ndiqni live Big Brother VIP Kosova 4 përmes kanalave të saj në Kujtesa dhe Artmotion. /Klankosova.tv https://klankosova.tv/bbvk-live-momentet-me-pikante-nga-darka-e-te-nominuarve-lot-akuza-dhe-perballje-te-forta-video-1111/