Lajmet e fundit

Shumë tifozë të Romës janë grumbulluar te Liqeni Artificial në Tiranë, ku po bëjnë tifo për ekipin e tyre, i cili ndeshet sonte me ekipin holandez, Feyenoord, në finalen e Conference League.
Ndeshja luhet nga ora 21:00 në stadiumin "Air Albania", ndërsa deri më tani janë regjistruar disa incidente, kryesisht të shkaktuara nga huliganët holandezë.
Tifozët kanë festuar sot gjatë gjithë ditës, njofton Klankosova.tv.
Ekipi që shpallet sonte finalist, po ashtu kualifikohet direkt në fazën e grupeve në Europa League, për sezonin e ardhshëm.
Ndeshjen Roma - Feyenoord mund ta ndiqni në Sport 1 dhe Klan Kosova.