Lajmet e fundit

Një grup i tifozeve Dardanë në mënyrë të organizuar janë nisur nga Mitrovica, për në Shkodër për ta përcjellur ndeshjën Kosovë – Turqi. Verdhë e kaltrit paraprakisht e kanë kryer obligimin e tyre duke votuar në zgjedhjet nacionale. Edhe pse ishte dita e zgjedhjeve ,për tifozët nuk ishte problem , pasi ata primare e kanë përkrahjen e përfaqesuses në çdo ndeshje .
Para nisjes për në Shqipëri ku do të zhvillohet takimi Kosovë – Turqi , Dardanët ishin optimist , që reprezentacioni i tyre do ta arrij fitoren e parë në këto kualifikime .
Tifozët që janë nisur nga Mitrovica , nuk janë të vetmit që do të udhëtojnë për në Shkodër , pasi në mënyrë të organizuar drejt këtij qyteti janë nisur edhe qytetar nga Gjilani .
Kjo ndeshje do të luhet nga ora 20:45 në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër .