Lajmet e fundit

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ka thënë se trajneri i këtij klubi, Diego Simeone është i paprekshëm.
Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas raportimeve se Everton ka shfaqur interesim për të, shkruan Sky, përcjellë Klan Kosova.
“Dua të them se është vetëm zhurmë”, ka thënë ai.
“Simeonë është i paprekshëm në Atletico Madrid, për lojtarët, për drejtorët dhe për përkrahësit”, ka shtuar Cerezo.
“Asnjë klub në botë nuk ka pasur sukses të vazhdueshëm për 115. Ne kemi qenë mirë, keq në mesatare të sezonave dhe tash jemi në pozitë të mirë. Është vetëm se kemi filluar dhe nuk jemi as të tretët në LA Liga por ne do të luftojmë për gjithçka”, ka shtuar ai ndër të tjera.