Lajmet e fundit

Atletico Madrid dëshiron që ta rrisë klauzolën e Jan Oblak dhe këtë gjë e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i këtij klubi, Miguel Angel Gil Marin.
Përfaqësuesi i Sllovenisë ka një marrëveshje me Atleticon deri më 2021, e që përfshin edhe një opsion të blerjes, që raportohet se është 100 milionë euro, por që ka ngjallur interesim edhe nga Arsenali dhe Liverpooli.
Liverpooli dhe Arsenali janë lidhur me një transferim të 25 vjeçarit, andaj Atletico dëshiron që t’i ndërmarrë hapat e duhur për ta mbajtur atë në “Wanda Metropolitano”.
“Do të provojmë që ta rrisim klauzolën e Oblakut, por çfarë duhet të bëjmë është që t’i besojmë atij”, ka thënë Marin për Cadena COPE.
“E dimë se ai dëshiron që të qëndrojë ,dhe duam që ai të mbetet”.