Lajmet e fundit

Atletico Madrid po e përgatit një ofertë për futbollistin Andre Silva, sipas raportimeve nga Bild.
Përfaqësuesi i Portugalisë kishte dështuar te Milani, mirëpo ka arritur që ta tregojë veten te klubi gjerman, Eintracht Frankfurt.
25 vjeçi ka arritur që t’i realizojë 18 gola nga 21 paraqitje për Frankfurtin këtë stinor, duke bindur liderët e La Ligës që të bëjnë një ofertë për të.
Ai u transferua te Frankfurti sivjet nga Milani, pasi që stinorin e kaluar kishte qenë tek ky klub në formë huazimi.