Atletico Madridi ka mposhtur rivalin e përjetshëm, Real Madrid, me humbjen e parë në këtë edicion të La Ligës.
Vendësit po fitonin 1:0 me Robin Le Normandin që shënoi në minutën e 14-të.
Mbretërit përmbysën rezultatin me golat e Kylian Mbappe, 25’, dhe Arda Guler, 36’.
Alexander Sorloth u përkujdes që Reali të mos shkojë në pushim mes pjesëve me avantazh, pasi barazoi në minutën e tretë shtesë.
Në pjesën e dytë në skenë doli ylli i skuadrës, Julian Alvarez.
Së pari, ai shënoi nga penaltia në minutën e 50-të, ndërkaq 14 minuta më vonë shënoi për 4:2 me një projektil nga goditja e dënimit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.