Lajmet e fundit

Nahuel Molina do të nënshkruajë kontratë të re afatgjate me Atletico Madrid deri në qershor të vitit 2028, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Kontrata e re do të përfshijë klauzolën prej 70 milionë eurove, derisa anësori argjentinas shihet si pjesë e rëndësishme e ekipit spanjoll.
Molina ishte pjesë e Udineses, prej nga ku në vitin 2022 kaloi tek Atletico Madrid për 20 milionë euro.