Lajmet e fundit

Futbollistët e Atletico Madrid lehtë dhe bindshëm e kanë mundur në stadiumin e tyre Real Sociedad 3:0 në xhiron e 27 të Ligës së Spanjës.
Pas shfaqje se mirë në derbin kundër Real Madridit ata kanë vazhduar me të njëjtin ritëm.
Diego Reyes shënoi një autogol në minutën e tetë, ndërsa golin e dytë në minutën e 46 e ka shënuar Saulin Nigues, e në minutën 61 Antoine Griezmann ka shënuar nga pika e penalltisë, transmeton Klan Kosova.
Atletico tashti kanë 61 pikë në tabelë ndërsa Real Sociedad është i nëntë në tabelën e ligës spanjolle me 24 pikë.