07.10.2018 · përditësuar para 2855 dite1 min lexim
Skuadra e Atletico Madridit ka shënuar fitore minimale 1 me 0, në duel me Real Betisin në xhiron e tetë të La Ligas, transmeton Klan Kosova.
Angel Correa shënoi golin e tij të dytë në këtë sezon që i dha tri pikë Atleticos me të cilat tani renditet e para në tabelën e klasifikimit me një pikë më shumë se Barcelona, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në këtë sfidë, Nikola Kaliniç bëri debutimin e tij të La Liga pas transferimit të tij nga Milan këtë verë.
Ekipi i Real Betis pas kësaj humbje mbetet në kuotën e 12 pikëve dhe renditet në vendin e tetë në tabelën e La Ligas spanjolle.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.