Lajmet e fundit
Pas raportimeve se Mario Mandzukic do të largohet në drejtim të skuadrës italiane Juventus, drejtuesit e klubit spanjoll janë duke planifikuar për zëvendësuesin e tij.

Javier Hernandez i Manchester United është i shumëkërkuar nga Atletico Madrid. Meksikani ka kaluar një sezonë si huazim në qytetin e Madridit te Reali.
Kështu Chicharito llogaritet si më i duhuri për të zënë pozitën e Mandzukic pasi që për një vit besohet se ka kuptuar strategjinë e futbollit i cili luhet në La Liga.
Trajneri i United ka deklaruar se Chicharito nuk bënë pjesë në planet e tij dhe kështu këtë verë do të largohet nga Old Trafford.