Lajmet e fundit

Atletico Madrid është në kontakt me portierin e Getafes, Vicente Guaita, pasi që po synojn që t’i përmirësojë opsionet në portë për stinorin e ardhshëm.
Pas largimit të Miguel Angel Moyas në drejtim të Real Sociedadit, dhe me Exel Wernerin si portier të dytë, skuadra madrilene dëshiron që ta gjejë një portier të mirë, si zgjedhje dytësore pas Jan Oblak-ut.
Megjithatë, Atletico nuk është ekipi i vetëm i interesuar në Guaita-n, pasi që edhe Crystal Palace ka shprehur interesim për të.