Lajmet e fundit

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard, është në radarin e Atletico Madrid-it.
Sipas Marca, marrëveshja aktuale e belgut skadon më 2020, dhe ai ende s'është marrë vesh për zgjatje të kontratës.
Diego Simeone dëshiron që të sjellë përforcime vitin e ardhshëm, dhe vëllai i Eden Hazard-it, mund të jetë një nga ta, duke shtuar konkurrencën për Thomas Lemar, Gelson Martins dhe Vitolo-n.