Lajmet e fundit
Dyshja së fundmi është lidhur me një largim nga Vincente Calderon, por presidenti i klubit ka thënë se kjo nuk do të ndodhë.

Presidenti i Atletico Madrid Enrique Cerezo ka thënë se Antoine Griezmann është yll, ndërsa ka theksuar se nuk ka gjasa që ai të largohet.
Griezmann ka shkëlqyer me Atelticon këtë edicion, me 12 golat e tij në La Liga, duke ndihmuar skuadrën drejt kreut të tabelës.
24 vjeçari është raportuar të jetë në radar të shumë skuadrave, por Cerezo ka konfirmuar se nuk ka oferta për të.
“Griezman është yll. Ai ka kontratë me ne dhe askush nuk ka folur për një transfer të mundshëm”.
“Ne do ta lejojmë atë që të shkojë sa lart që mundet”.
“Sa i përket Simeones, ne duam që ai të vazhdojë me ne”.