Lajmet e fundit

Atletico Madrid do ta bëjë një ofertë përfundimtare prej 65 milionë eurosh për ta rikthyer sulmuesin e Chelseas, Diego Costa-n, në Atletico Madrid, sipas Marca, transmeton Klan Kosova.
Costa aktualisht është larg Chelseas, pasi që i ishte thënë se nuk është në planet e Antonio Conte-s, ndërsa përfaqësuesi i Spanjës tash sa kohë kërkon transferimin në Atletico Madrid.
Një marrëveshje ende pritet të arrihet, por Atletico po shpreson që një ofertë rekorde e klubit, që kap shifrën prej 55 milionë eurosh, plus 10 milionë euro shtesa, më në fund do ta bindë Chelsean që t’ua shesë Costa-n.