Lajmet e fundit

Bashkë me medaljen e artë, atleti i Koresë Veriore, ka fituar edhe një tjetër titull në Rio de Janeiro, “medaljen për atletin më të mërzitur të Rios”.
Ri Se-Gwang, nga Koreja e Veriut, është rrethuar nga fytyra të buzëqeshura kur shkoi në podium për të marrë medaljen e artë në gjimnastikë.
Por pavarësisht faktit se ai u bë gjimnasti i tretë që të fitojë një medalje të artë në Lojërat Olimpike, ai shpërtheu në lot kur e mori medaljen.
Kampioni i dyfishtë i botës, e ka mundur gjimnastin rus Denis Albyazin, përderisa japonezi Kenzo Shirai, ka marrë medalje të bronztë.
“Isha i mbushur me gëzim për shkak se mendova se me fitoren time do t’i sillja gëzim liderit tonë”, ka thënë Ri Se-Gwang.
Ndërsa nëpër rrjetet sociale, është shkruar se ai po qante për shkak se do t’i duhet të kthehet sërish në qytetin e tij në Korenë Veriore, dhe nën kontrollin e liderit Kim Jong-un.
Zyrtarët nga Koreja Veriore, i kanë shoqëruar atletët në Brazil, me urdhra të rreptë nga qeveria e vendit.
Është raportuar se në fillim të kësaj jave, këta zyrtarë ua kanë konfiskuar atletëve telefonat Samsung që olimpiada ua dhuroi të gjithë garuesve, nën shqetësimin që ata do të mund të kontaktonin me botën e jashtme përmes tyre.