Atletico Madrid ka hedhur hapin e parë konkret për transferimin e mesfushorit e Barcelonës, Marc Casado. Klubi madrilen kërkon përforcime në mesfushë dhe e sheh talentin katalanas si një zgjidhje të menjëhershme për afatin e janarit.
Oferta e paraqitur përfshin huazim deri në fund të sezonit me detyrim blerjeje. Shuma finale e transferimit mund të arrijë rreth 30 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
Casado nuk ka rol kryesor te Barcelona, ndaj largimi për më shumë minuta loje shihet si opsion pozitiv edhe nga katalanasit. Negociatat mes dy klubeve vazhdojnë dhe marrëveshja mund të mbyllet në ditët në vijim. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.