Administrata Tatimore e Kosovës mbështetur nga programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë sot lansoi tri shërbime të reja elektronike.
Ato përfshijnë udhëzuesin interaktiv, kalkulatorët tatimor dhe denoncimin e parregullsive tatimore.
Këto tri shërbime elektronike do të ndihmojnë tatimpaguesit të bëjnë vlerësim të obligimeve tatimore, të përmirësojnë të kuptuarit e përmbushjes tatimore dhe të raportojnë evazionin dhe parregullsitë tatimore në mënyrë elektronike, raporton KosovaPress.
Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani tha se këto shërbime kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve tatimore që ju ofrohen qytetarëve si dhe i kontribuojnë reformimit të brendshëm të ATK-së.
Ai potencoi se kanë nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 20 milionë eurosh, përmes së cilës parashihet ndërlidhja e sistemeve elektronike, mbrojta e të dhënave, si dhe rritja e numrit të shërbimeve të ofruara nga institucionet publike.
Ndërkaq, drejtori në Zyrën për Rritje Ekonomike në USAID, Alexander Albertine tha se lansimi i këtyre shërbimeve do të përmirësojë më tutje përvojën e tatimpaguesve.
Drejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj tha se përkrahja e USAID-it në ngritje të kapaciteteve të ATK datojnë që nga themelimii saj.
Murtezaj theksoi se përkundër vështirësive, ATK-ja vazhdon të shtojë numrin e tatimpaguesve, të rris kualitetin e shërbimeve dhe të zgjerimin e gamës së shërbimeve.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.