Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se ka vazhduar me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5 milionë euro, apo 38.9 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shprehur në përqindje, sipas ATK-së, rritja është 12.3 %, ndërsa në raport me planin, ATK thotë se kanë tejkaluar atë për 7.9 milionë euro, apo 2.3%.
ATK thotë se reformat e realizuara vitet e fundit, ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave.
“ATK iu bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i gjobave dhe ndëshkimeve të parapara me ligj, gjithashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore”, ka thënë ATK-ja në njoftimin për media.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.