Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishaj në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndojës në vitin 2019.
Siç raportohet, kërkesa është bërë në mungesë të të akuzuarve në sallën e gjyqit.
Ndërsa për të akuzuarin Julian Meçen u kërkua 35 vite burg, transmeton Klankosova.tv
Ndryshe, në këtë rast kishte mbetur i vrarë shoferi i Ndojës.
“Pasditen e një nëntorit 2019, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën që drejtohej nga Andi Maloku dhe ku pasagjerë ishin prokurori i Durrësit Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi, person me precedent të theksuar kriminal. Shoferi Andi Maloku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit dhe dëshmitarë u bënë disa kalimtarë që i erdhën në ndihmë të plagosurve.” – raporton Top Channel.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.